Flash News

KRYESORE

Përmet/ 44 vjeçarja vetëvritet duke u hedhur ne lumë, shkak depresioni

Përmet/ 44 vjeçarja vetëvritet duke u hedhur ne lumë,

Një 44 vjeçare nga qyteti i Përmetit me iniciale V.J, është vetëvrarë duke u hedhur nga shkëmbi në lumin Vjosa.

Nga hetimet e deritanishme thuhet se përmetarja ka kryer vetëvrasjen në kushtet e depresionit.

 Sipas familjarëve, ajo kishte dal nga shtëpia duke thënëse do shkonte të blinte disa gjëra, por nuk u kthye më. Të shqetësuar familjarët njoftuan policinë dhe nisën kërkimet. Ata e gjetën trupin e 44 vjeçares të pajetë në lumin Vjosa. Nga ekspertiza mjekoligjore mësohet se në trupë nuk ka shenja dhune.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.10.2017, në lumin Vjosë, është gjetur e mbytur pa shenja dhune, shtetasja V.J vjeç 44, banuese në Përmet. Nga veprimet e kryera rezulton se, në depresion, pranë qytetit, është hedhur nga shkëmbi në lumin Vjosë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet.

Të fundit