Flash News

KRYESORE

Përmeti: Basha nuk do zgjedhje të parakohshme, e thotë vetëm në Facebook

Përmeti: Basha nuk do zgjedhje të parakohshme, e thotë vetëm

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti, në studion e emisionit 45 Minuta u shpreh se me qëndrimin e saj opozita e bashkuar dhe Partia Demokratike kanë treguar se nuk duan zgjedhje të parakohshme.

Ai u ndal te komunikimi i djeshëm i kryedemokratit Basha, i cili ju përgjigj pyetje të qytetarëve në Facebook.

Sipas Përmetit, opozita duhet të bëjë veprime konkrete për të kërkuar zgjedhjet e parakohshme dhe jo të flasë në Facebook.

"Ne si parti e kemi të ndarë dëshirën. Të jetë për ne shkojmë që nesër në zgjedhje të parakohshme. Duhet të ketë një ripërtëritje të qeverisë.

 Opozita e Bashkuar nuk do zgjedhje të parakohshme. Ndryshe është kur e thua nga Facebook se do zgjedhje të parakohshme dhe ndryshe kur i kërkon. I kërkon me protesta, duke marrë mikrofonin dhe jo duke u ulur me Ramën në tryezë", tha Përmeti.

Të fundit