Flash News

KRYESORE

Përmeti-deputetëve socialistë: Rama do zëvendësojë gjysmën prej jush me kriminelë në zgjedhjet e ardhshme  

Përmeti-deputetëve socialistë: Rama do zëvendësojë

Deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti gjatë seancës  në Kuvend, iu drejtua deputetëve të Partisë Socialiste për të bërë të mundur ndryshimin e sistemit zgjedhor, pasi sipas tij, kryeministri Edi Rama do t'i zëvendësojë ata me kriminelë.

"Guxoni për të ndryshuar sistemin, se kjo është për të mirën e Shqipërisë dhe dinjitetin tuaj. Nëse ia lini në dorë vetëm një personi siç është Edi Rama, 50 përqind e juaja do mungojë në parlamentin e ardhshëm. Kam frikë se Rama po përgatit skenarin e 2013-ës për t'ju zëvendësuar me kriminelët.

Dikush nga ju do thotë nuk e lejon ligji, por Edi Rama po përgatit me ligj kthimin e tyre si biznesmenë të ligjshëm të kanabisit”, tha Përmeti.

Të fundit