Flash News

KRYESORE

Përmirësohet gjendja shëndetësore e efektives Ina Nuka, së shpejti kthehet në Tiranë

 

Efektivja Ina Nuka pas disa ndërhyrjesh kirurgjikale në Turqi së shpejti do të kthehet në Tiranë. Këtë lajm e ka bërë të ditur ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Gazheli shkruan: “Me efektiven e policisë Ina Nuka, e cila mbas disa ndërhyrjesh të vështira, por te suksesshme në Spitalin Numune #Ankara, niset së shpejti për në Tiranë.

Efektivja e forcave “Shqiponja”u plagos në dorë duke humbur dy gishta nga kapsollat e hedhura gjatë protestës që banorët e Astirit zhvilluan përpara Parlamentit më 22 nëntor.

Të fundit