Flash News

KRYESORE

Përndiqej nga 33-vjeçari prej tetë muajsh, vajza tenton të vrasë veten

Përndiqej nga 33-vjeçari prej tetë muajsh, vajza tenton të

Një 28-vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës pas një gjendjeje të tensionuar psikologjike që i ishte shkaktuar nga një 33-vjeçar që e përndiqte prej 8 muajsh.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin K.V., 33 vjeç, banues në Tiranë, pas kallëzimit të vajzës.

Ajo ka rrëfyer se djali e përndiqte dhe e telefononte vazhdimisht që prej muajit Janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri.

Ndërkohë, shtetasin K.V. është arrestuar nga policia për veprat penale “Përndjekja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Njoftimi i policisë:

Përndiqte prej 8 muajsh 28-vjeçaren, e cila për pasojë tentoi vetëvrasjen, vihet në pranga nga Policia 33-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja S.Sh., 28 vjeç, se shtetasi K.V., e përndiqte dhe telefonuar vazhdimisht që prej muajit Janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri, e cila për pasojë kishte tentuar vetëvrasjen, menjeherë organizuan punën për gjetjen, lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Pas një punë të mirëorganizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit K.V., 33 vjeç, banues në Tiranë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Të fundit