Flash News

KRYESORE

Përndiqte ish-të dashurat aktore dhe gazetare, arrestohet 35-vjeçari; ka kërcënuar edhe ministren Nikolla

Përndiqte ish-të dashurat aktore dhe gazetare, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar 35-vjeçarin A. K. Ky i fundit akuzohet se ka përndjekur dy ish-të dashurat e tij, një aktore dhe një gazetare.

Mësohet se 35-vjeçari u dërgonte vazhdimisht mesazhe dhe i përndiqte ish-të dashurat e tij, duke u paraqitur si agjent i Policisë së dhe SHISH. Mësohet se gazetarja e përndjekur kishte marrë edhe urdhër-mbrojtjeje nga gjykata.

Në gusht të 2017-ës ai u arrestua pasi kërcënoi me mesazhe në celular ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, si edhe ish-sekretarin e MAS, Plarent Ndreca.

Mesazhi dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të MAS Plarent Ndreca:

“Përshëndetje, jam studenti që folëm në drekë por edhe disa studentë të tjerë të Vitrinës, në pikën 3-5 të kontratës Vitrina pretendon se: “Pagesa e kthyer nuk kthehet më për asnjë arsye, por kjo interpretohet për arsye të studentit jo për arsye të Vitrinës, pra pengesë janë bërë ata me mashtrimet e tyre. Kërkojmë që të ndërhyni ju si ministri dhe të na kthejnë lekët për dy vitet e tjera që kena pagu. Respekte”.

Mesazhi dërguar ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla:

“Ne gur dhe me shishe benzinë do t’ju vijmë ke ministria nis rit tarifat….ne po presim dhe jemi gati për revolta, mështetje kena pa fund”.

Të fundit