Flash News

KRYESORE

Përndjekja për shkak të Habilajve, flet Dritan Zagani: U arrestova nga Tahiri; a do e mbështesë ish-ministri sekuestrimin e pasurisë?

Përndjekja për shkak të Habilajve, flet Dritan Zagani: U

Ish-shefi i Antidrogës në Policinë e Vlorës, Dritan Zagani, i cili ka fituar azil në një vend të Europës, ka reaguar pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali, banda e të cilit u bë përgjegjës për arrestimin dhe përndjekjen e tij nga policia që drejtohej nga ish-ministri Saimir Tahiri.

Zagani thotë se vite më parë u akuzua si polic i korruptuar dhe më pas u arrestua me urdhër të Tahirit pas hetimeve që kishte nisur ndaj Habilajve, kushërinj të ish-ministrit.

“Arrestohet ne Itali kushëriri i preferuar Moisi Habilaj, një " biznesmen" i ndershëm nga Vlora që me "djersën" e ballit këto 4 vite qeverisje të rilindjes rriti fitimet e biznesit në ca miliona euro. Vite me parë kur unë si polic i "korruptuar" u arrestova me urdhër të kushëririt të Moisiut, ministrit të asokohe z.Saimir Tahiri. Nga Saja dhe shefi i tij u tha që unë isha një i arratisur dhe kriminel që bashkëpunoja me trafikantët dhe se kushëriri i shkretë ishte biznesmen i pastër! Çfarë të them më tepër, jam pa fjalë, vetëm pres me ankth si do reagoj Shqipëria ime ( shtypi dhe mediat) apo dhe vetë shteti im për këto "shpifjet" që unë kam vite e vite që i hetoja në cilësinë e policit...Si dhe i kam deklaruar si fakte të fatkeqësisë time para më shumë se dy vite në mënyre publike dhe u shpallën si shpifje nga të gjitha strukturat e shtetit deri te vetë lartgjatësia e tij, zoti Rama”, shkruan Zagani.

Në një reagim të dytë, Zagani pyet nëse Saimir Tahiri do të mbështesë sekuestrimin e pasurisë së kushëririt të arrestuar në Itali.

“A do fillojnë çunat një hetim për sekuestrimin e pasurisë së kushëririt? Po Saja dhe shefi do ta mbështesin aksionin për sekuestrimin e aseteve të krimit?”,- pyet Zagani.

E denoncon prej katër vitesh, Lulzim Basha  reagon për arrestimin e Habilajt: Rama na sulmoi ne dhe Dritan Zaganin

Të fundit