Flash News

KRYESORE

“Përndjekje dhe kërcënime të vazhdueshme”, policia tentoi ta ‘zbuste’ ngjarjen e djalit të deputetit të PS

Drejtoria e Policisë së Durrësit pranoi se është i vërtetë denoncimi i bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili referuar ‘qytetarit dixhital’ shkruante se djali i deputetit të Partisë Socialiste të Krujës, Rrahman Rraja ka tentuar të përdhunojë një vajzë të re 25-vjeçare.

Megjithatë, në njoftimin e bërë publik 5 ditë më parë, uniformat blu nuk e kanë trajtuar ngjarjen si përdhunim, por si përndjekje dhe kanosje me anë të mesazheve telefonit duke e relativizuar në maksimum ngjarjen e rëndë.

“Më datë 21.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin R.Rr, vjeç 24, banues në fshatin Zezë, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur e kanosur me anë të mesazheve telefonike,  shtetasen Xh.M, vjeçe 25.  Neni 120  i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Policia e Durrësit më datë 21 korrik.

“Djali i deputetit të PS ka përdhunuar një vajzë”, reagon policia: Çështja është në hetim, nuk japim më shumë detaje

Berisha publikon emrat: Policia fsheh përdhunimin e një vajze nga djali i deputetit të PS-së

Të fundit