Flash News

KRYESORE

Përparim Kabo flet për herë të parë pas ‘videos së vetting-ut’: Në Shqipëri po ndodh ajo që shqiptarët kanë vite që e presin

Përparim Kabo flet për herë të parë pas ‘videos

Profesor Përparim Kabo ka folur sot në emisionin ‘Studio e Hapur’ për pyetjet që i drejtoi kandidatëve për organet e vetting-ut, duke theksuar se objektivi i tij ishte të mësonte njohuritë kulturore që kandidatët kishin dhe jo njohuritë shkencore pasi ato i kanë konfirmuar në shkollën e Magjistraturës.

Kabo tha se donte që të mësonte nëse kandidatët e kishin të qartë se çfarë po ndodhte në Shqipëri. Pyetjes së gazetares se çfarë po ndodh në vend, profesori iu përgjigj: “Po ndodh ajo që shqiptarët kanë vite që po e presin, pastrimin e politikës në nivele të larta nga krimi i organizuar”.

Përparim Kabo tha se beson te vetting-u dhe se shpreson te zbatimi i plotë i tij në mënyrë që Shqipëria të mos kthehet në ‘republikë të gangsterëve’.

 

Të fundit