Flash News

KRYESORE

Përparim Kabo: Në një vend ku shembet godina e Parlamentit të parë, kthehet Mbretëria

Përparim Kabo: Në një vend ku shembet godina e Parlamentit

Akademiku Përparim Kabo i është bashkuar sot aktivitetit të aktorëve ku u prezantua projekti i ri i Teatrit Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij, Kabo mbështeti projektin e aktorëve, që ruan godinën ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe kërkoi gjithashtu ruajtjen edhe të godinës së Teatrit të Kukullave. Ajo godinë ka shërbyer për Parlamentin e parë të Shqipërisë dhe sipas Kabos, “në një vend ku shembet godina e Parlamentit të parë, kthehet Mbretëria”.

“Kujtesa e tyre (e politikanëve) nuk kalon nga kjo godinë,  ata nuk e kanë parë këtu Mbretin Diell, ata s’e mbajnë mend Hamletin, as kthimin e Damës Plakë. 140 përfaqësuesit e popullit shqiptar që keni marrë votën tonë, nuk e dini çdo të thotë që të shembet godina e teatrit. 27 vjet parlament pluralist, a dini të jetë zhvilluar një seancë e vetme parlamentare për kulturën, për teatrin, për cirkun, për edukimin e fëmijëve me art. Ndaj kemi fëmijë të ngujuar, ndaj kemi krime, ndaj kemi mitmarrje dhe korrupsion. Nëse shembet, nga ministrja e Kulturës dhe kryeministri, Parlamenti dhe shoqëria nuk mund të heshtin, media s’mund të bëjë lojëra të dyfishta. OJF-të që marrin paratë e donatorëve, të mos fshihen vrimave, por të vijnë këtu të mbrojnë teatrin e kombit. As teatri i kukullave të mos shembet, sepse është godina e Parlamentit të parë shqiptar. Në një vend ku shembet godina e Parlamentit të parë, kthehet Mbretëria”, tha akademiku Kabo.

Këto janë figurat publike që kanë braktisur kolegët e artit dhe nuk kanë thënë asnjë fjalë për Teatrin Kombëtar

Bujar Asqeriu propozon amnisti për politikanët: Shkoni te thesari i shtetit dhe dorëzoni pasurinë që keni vjedhur

Të fundit