Flash News

KRYESORE

Përparim Kabo tregon amanetin e Mihal Luarasit dhe i bën thirrje Kumbaros: Mos ik me turp nga ai post

Përparim Kabo tregon amanetin e Mihal Luarasit dhe i bën thirrje

Sociologu i njohur Përparim Kabo, ju bashkua protestës së artistëve dhe qytetarëve për të kundërshtuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në fjalën e mbajtur Kabo solli në vëmendje amanetin e regjisorit Mihal Luarasi.

“Miku Mihal Luarasi më ka lënë vetëm një amanet. Mihal nuk do ta lemë të prishet godina e teatrit”, tha Kabo.

Më tej, ai tregoi se në mars të vitit 2013, Teatri Kombëtar u bë pjesë e Lidhjes Europiane të Teatrove por ‘drejtori i Rilindjes na nxori nga Lidhja Europiane e Teatrove”.

Kabo tha se gjithë hapësira ku ndodhet teatri Kombëtar ‘duhet të kthehet në kampus teatror. Këtu duhet të jetë Teatri i Kukullave, këtu duhet të jetë Cirku i Tiranës”.

Përparim Kabo i bëri thirrje ministres, Mirela Kumbaro, që të tërhiqet nga vendimi i marrë. “Zonja ministre mos ik me turp nga ai post. Mos luaj me godinën e Teatrit”, tha Kabo.

Sociologu i njohur ju përgjigje edhe qëndrimeve të shprehura ditët e fundit duke thënë se godina ku ndodhet teatri nuk është magazinë. “Jemi për të mbrojtur memorien e kombit shqiptar”, theksoi Kabo.

Të fundit