Flash News

KRYESORE

Përparimi i konsiderueshëm në negociata, SHBA shtyn rritjen e tarifës ndaj mallrave kineze

Përparimi i konsiderueshëm në negociata, SHBA shtyn rritjen e

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar se do të shtyjë rritjen e paralajmëruar të taksave për mallrat kineze, duke e arsyetuar vendimin me përparimin e konsiderueshëm në negociatat me Pekinin.

“Jam i lumtur t’ju njoftoj se Shtetet e Bashkuara kanë bërë përparim të konsiderueshëm në bisedimet me Kinën për çështje strukturale, duke përfshirë mbrojtjen e pronës intelektuale, transferimin e teknologjisë, agrikulturës, monedhave dhe aspekteve të tjera”, shprehet Trump, përmes një postimi në “Twitter”.

Trump shton: “Unë do të shtyj rritjen e tarifave amerikane, që ishte planifikuar të ndodhte më 1 mars. Duke parashikuar se të dyja palët do të arrijnë përparim të mëtejshëm, ne do të planifikojmë mbajtjen e një takimi me presidentin kinez, në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje. Një fundjavë shumë e mirë për Shtetet e Bashkuara dhe Kinën”.

Të fundit