Flash News

KRYESORE

Përpjekjet e Ramës për foto me Trump. New York Times: Kryeministri paguan dy lobistë në Washington   

New York Times, në një shkrim për fuqinë e lobistëve amerikanë dhe përpjekjeve të tyre për të siguruar mbështetje, foto ose takime në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump, përmend edhe Kryeministrin Edi Rama.

Gazeta shkruan se Washington East West Political Strategies është dega europiane e firmës lobiste Avenue Strategies me qendër në Washington, që drejtohet nga Ballard e Lewandowski, dy konsulentë politikë dhe lobistë të njohur. Mjeti kryesor i tyre sipas NYT janë premtimet për telefonata me Presidentin Trump, por edhe vizita në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë të ndryshëm, madje edhe akses në Twitter-in e Presidentit. Duke iu referuar Politico.com (portal amerikan) gazeta shkruan se për të mbuluar klientët në Europën Lindore, Ballard dhe Lewandowski hapën firmën Washington East West Political Strategies. Propozimi i parë për një takim me Trumpin iu bë Kryeministrit shqiptar, Rama.

Ballard, shërbeu edhe si strateg i socialistëve të Ramës në zgjedhjet e 25 qershorit. Gazeta shkruan se Ballard mori një kërkesë edhe nga demokatët e Bashës për fushatën, por ata u refuzuan me arsyetimin 'po punojmë për oponentin tuaj'.

Kur një mik e ndërmjetësoi me socialistët shqiptarë, Ballardi pati dy pyetje: A është Shqipëria një demokraci; dhe, a është aleate e Amerikës? Të dyja morën një 'Po'.

Socialistët shqiptarë, shkruan NYT, tregonin një histori shumë familjare në Washington. Pas fitores së Trump, shumica e diplomatëve amerikanë që kishin punuar me ta po avullonin dhe askush nuk po ua zinte vendin. Një zyrtar shqiptar, që i kërkoi gazetës të mos i përmendej emri, tha se qeverisë shqiptare 'i duhej të rriste prezencën në Washington".

I pyetur nga gazetari amerikan se si e gjetën emrin e lobistit dhe konsulentit politik, Ballard, zyrtari u përgjigj: Interneti e bën të lehtë. Me anë të Google.

 

*Shkrimi në NYT.

Të fundit