Flash News

KRYESORE

Përplas me ‘Audi’ 14-vjeçarin në Tiranë, arrestohet shoferi i ri

Përplas me ‘Audi’ 14-vjeçarin në Tiranë,

Një i ri është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka përplasur me makinën e tij tip ‘Audi’ një 14-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dedë Gjo Luli”, e për pasojë R. M.,14 vjeç banues në Tiranë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi  i shtetasit F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Dedë Gjo Luli” duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur R. M.,14 vjeç banues në Tiranë i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet në ngarkim të tij u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprat  penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, sqaron policia.

Të fundit