Flash News

KRYESORE

Përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës, autori fsheh provat në vendngjarje

Përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës, autori fsheh

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Kavajas, ku një automjet tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi me iniciale G.H  ka përplasur një motoçikletë tip “Yamaha”. Nga kjo përplasje drejtuesi i motoçikletës, shtetasi Z.G 28, vjeç ka humbur jetën.

Pas aksidentit drejtuesi i mjetit “Benz” në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë kanë fshehur provat në vendngjarje duke zëvëndësuar mjetin e aksidentit me një tjetër mjet.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë.

Aksidenton me pasojë vdekjen një shtetas dhe në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë fsheh provat dhe prish vendngjarjen duke zëvendësuar mjetin e aksidentit me një mjet tjetër.

Policia arreston autorin e aksidentit dhe dy bashkëpunëtorët e tij për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Shërbimet e policisë Kavajë, pranë D.V.P. Tiranë, arrestuan shtetasit:

- G.H., 27 vjeç, banues në fshatin Kazie, Kavajë.

- E.Ç, 34 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë.

- G.C., 48 vjeç, banues në fshatin Hajdaraj, Kavajë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi shtetasi G.H., duke drejtuar mjetin kamion tip "Mercedes Benz" (në pronësi të një firme), në mbikalimin e varrezave në autostradë është përplasur me mjetin motoçikletë tip "Yamaha", me drejtues shtetasin Z.G., 28 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi G.H., në bashkëpunim me shtetasit E.Ç. dhe G.C., kanë hequr nga vendi i ngjarjes mjetin kamion me të cilin u shkaktua aksidenti dhe kanë sjell një tjetër mjet kamion tip "Benz", duke prishur dhe fshehur provat në vendngjarje.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë në ngarkim të shtetasit G.H., për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Pengime që pengojnë zbulimin e të vërtetës", parashikuar nga nenet 291 dhe 301 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasit E.Ç., dhe G.C., për veprën penale "Pengime që zbulojnë zbulimin e të vërtetës", parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Të fundit