Flash News

KRYESORE

Përplasen 3 makina në Xibrakë, 4 persona të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë

Përplasen 3 makina në Xibrakë, 4 persona të plagosur, mes

Tre automjete janë përplasur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin e Xibrakës. Raportohet se katër persona kanë mbetur të plagosur dhe mes tyre është edhe një fëmijë.

Mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Elbasanit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Të fundit