Flash News

KRYESORE

Përplasen 7 makina në autostradën Tiranë – Durrës, bllokohet autostrada

Përplasen 7 makina në autostradën Tiranë –

Një aksident ka ndodhu në austostradën Tiranë – Durrës rreth orës 16:45, në të cilin janë përfshirë rreth 7 makina, të cilat janë përplasur me njëra tjetrën.

Aksidenti ka sjellë bllokimin e autostradës për disa minuta, ndërsa raportohet se tre persona janë dërguar në spital për kontroll, por nuk kanë dëmtime.

"Më datë 20.05.2018, rreth orës 16:40, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përplasur 3 mjete (mjeti me targë AA 011 ED, me drejtues shtetasin Xh. Y., mjeti me targë AA 827 RC, me drejtuese shtetasen E. D., dhe mjeti me targë AA 868 DZ, me drejtuese shtetasen R. K.) Si pasojë e përplasjes të 3 mjeteve ka mbetur e dëmtuar lehtë drejtuesia e mjetit me targë AA 868 DZ, shtetasia R. K., e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore", tha policia.

Sezoni i verës shton qarkullimin e automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës duke shkaktuar herë pas here edhe kaos.

Të fundit