Flash News

KRYESORE

'Përplasen' deputetët e PS, Hysi: Besoj se Meta do të dijë ta lexojë raportin, do ofrojë modelin e unitetit të popullit

'Përplasen' deputetët e PS, Hysi: Besoj se Meta do të

Deputetja e PS, Vasilika Hysi ka mbajtur të njëjtën qëndrimin në Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, sa i takon shkeljeve të konstatuara pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, si dhe debatit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe nga deputeti Fino, Hysi tha se është pro raportit paraprak të prezantuar edhe seancën e shkuar, sipas të cilit presidenti ka kryer shkelje por nuk sollën pasoja, ndaj nuk duhet shkarkuar.

Po ashtu, Hysi shprehu besueshmërinë se presidenti do të dija ta lexojë këtë raport për një frymë tjetër për organizimin e institucioneve.

“Unë do votoj pro, pasi ka nevojë për një frymë tjetër për organizimin e institucioneve dhe besoj se edhe presidenti do të dije ta lexojë raportin dhe do ofrojë modelin më të mirë të unitetit të popullit, e ti japë institucionit rolin që kushtetuta i ka besuar”, tha Hysi.

Të fundit