Flash News

KRYESORE

Përplasen dy automjete në aksin rrugor Fier-Vlorë, plagosen 5 persona

Përplasen dy automjete në aksin rrugor Fier-Vlorë, plagosen 5

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Vlorë, në hyrje të Levanit, ku nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:55, ku mjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin R.C , dhe mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin R.N , janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur pasagjerët e të dy automjeteve.

Shtetasit e aksidentuar të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier janë :

-F.N,63 vjeçe, banuese në Vlorë.

-N.K, 69 vjeç, banues në Vlorë.

 -S.M, 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

 -Dh.N, 30 vjeç, banues në Sarandë.

 -E.F, 28 vjeçe, banuese në Berat.

Ndërkohë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit