Flash News

KRYESORE

Përplasen dy automjete në Roskovec, 25-vjeçari humb jetën pas dërgimit në spital

Përplasen dy automjete në Roskovec, 25-vjeçari humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Roskovec, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një 25-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Suk, rreth orës 20:40, në aksin rrugor Roskovec-Suk, ku shtetasi R. H., 25 vjeç ka humbur jetën teksa udhëtonte me një mjet tip “Ford Fiesta”, kur është përplasur me një makinë tip “Linfan”.

I riu është dërguar në Spitalin Rajonal Fier, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 20:40, në aksin rrugor Roskovec-Suk, në fshatin Suk, shtetasi R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta”, është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi A. H.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës, shtetasi R. H., dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit