Flash News

KRYESORE

Përplasen dy makina në autostradën Tiranë-Durrës, dëmtohet shtylla e tensionit

Përplasen dy makina në autostradën Tiranë-Durrës,

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Policia njofton se fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Po ashtu mësohet se nga përplasja e dy makinave është dëmtuar një shtyllë tensioni.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:50 në autostradën Tiranë-Durrës janë përplasur 2 automjete.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një shtyllë tensioni,e cila ka goditur dhe dëmtuar një automjet tjetër në këtë aks rrugor.

Drejtuesit e dy automjeteve të përplasura, shtetasit J. B dhe D. H  u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit