Flash News

KRYESORE

Përplasen dy makina në Lushnjë; mes 7 të plagosurve edhe 3 fëmijë

Përplasen dy makina në Lushnjë; mes 7 të plagosurve edhe 3

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në orën 19:50 në aksin rrugor Lushnjë-Berat, ku 2 persona kanë mbetur të plagosur. Siç raportohet nga vendngjarja në aksident janë përfshirë një makinë tip ‘Benz’ me një ‘Toyota Yaris’.

Mes të plagosurve ndodhen edhe tre fëmijë të mitur, respektivisht 5, 7 dhe 13 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 19:50, në rrugën Lushnje-Berat, në vendin e quajtur “Fiershegan”, është përplasur automjeti tip “Benz“, me drejtues shtetasin F.M, me automjetin tip “Toyota“, me drejtues shtetasin A.P.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shretasi F.M dhe pasagjeri në automjetin tip “Benz”, shtetasi I.Q si edhe shtetasi A.P dhe pasagjerët në mjetin tip “Toyota” shtetasja A.P dhe 3 fëmijë të mitur 5, 7 dhe 13 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.

Të fundit