Flash News

KRYESORE

Përplasen dy makina në Sarandë, plagosen pesë persona

Përplasen dy makina në Sarandë, plagosen pesë persona

Pesë persona janë lënduar, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Sarandë.

Sipas policisë, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” Finiq janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave që udhëtonin në të dyja mjetet.

“Rreth orës 04:25, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” Finiq janë përplasur dy automjete të tipit Benz Mercedes në pronësi të shtetasve E.V dhe P.D.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë (në total 5 shtetas), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit