Flash News

KRYESORE

Përplasen dy mjete në Elbasan- Peqin, humb jetën 55-vjeçari nga Tirana

Përplasen dy mjete në Elbasan- Peqin, humb jetën

Një person ka humbur jetën, për shkak të një aksidenti të shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Sipas policisë, nga përplasja e dy mjeteve ka ndërruar jetë një 55-vjeçar nga Tirana, i cili ishte pasagjer në njërën nga mjetet e përfshira në aksident.

“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasagjerë në mjetin tip “Suzuki”, si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.

Të fundit