Flash News

KRYESORE

Përplasen dy motorët në Divjakë, humb jetën 21-vjeçari, plagoset një tjetër

Përplasen dy motorët në Divjakë, humb jetën

Një i ri ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur për shkak të një aksidenti në Divjakë.

Sipas policisë, dy motoçikleta të tipit “Yamah” janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Zharrnec.

Nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital R.Sh, 21 vjeç, banues në Divjakë, si dhe u plagos E.M, 24 vjeç.

“Rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zharrnec, Divjakë, dy motoçikleta të tipit “Yamah” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar njëri prej drejtuesve, shtetasi E.M, 24 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes, si edhe ka ndërruar jetë në spital drejtuesi tjetër, shtetasi R.Sh, 21 vjeç, banues në Divjakë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia paraprakisht.

Të fundit