Flash News

KRYESORE

Përplasen me njëri –tjetrin dy motorë, një gjendje të rëndë njëri prej drejtuesve

Përplasen me njëri –tjetrin dy motorë, një gjendje

Drejtuesit e dy motoçikletave  janë përfshirë në një aksident dhe kanë mbetur të lënduar  rreth orës 07:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Kryebushat – Vau Dejës,  në vendin e quajtur  Stajka.

 Sipas policisë të lënduarit janë një 27 – vjeçar,  i cili ka marrë dëmtime të lehta  dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën,  ndërsa drejtuesi i motoçikletës tjetër është një 69 – vjeçar,  i cili ndodhet në gjendje të rëndë  shëndetësore.

Ata janë dërguar në spitalin rajonal  për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi  hetimor po punon për  sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit