All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Përplaset dhe çahet anija e turistëve në shpellën e Haxhi Alisë, policia operacion shpëtimi në Karaburun

Përplaset dhe çahet anija e turistëve në shpellën e
All - Paragraf - 1

Katër persona kanë rrezikuar natën e mbrëmshme, pasi anija me të cilën ata udhëtonin u përplas dhe pësoi çarje brenda shpellës së Haxhi Alisë në Karaburun. Drejtoria e Përgjithshme Detare sqaron se pasi u njoftuan nga salla operative, u zhvillua një operacion kërkim-shpëtimi nga Policia Kufitare dhe Kapitaneria e Portit Vlorë, duke bërë të mundur nxjerrjen e 4 turistëve shëndosh e mirë.

All - Paragraf - 3

“Në orën 21:05 u njoftua salla e QNOD se një mjet me flamur Shqiptar me 4 persona ne bord ishte përplasur dhe ishte çarë brenda shpellës së Haxhi Alisë në Karaburun. Me shpejtësi u njoftua Policia Kufitare dhe Kapitaneria e Portit Vlore të cilat ne koordinim mes tyre organizuan operacionin e kërkim shpëtimit SAR. Mjeti i Policisë Kufitare pas kërkimit në shpellë dhe në toke, afër shpellës arriti ti gjejë personat. Të 4 personat ishin shendosh e mirë dhe kishin dalë në tokë pasi anija ishte zhytur në ujë”, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Të fundit