Flash News

KRYESORE

Përplaset me kamionin, aksidentohet me motor turisti austriak

Përplaset me kamionin, aksidentohet me motor turisti austriak

Një turist është përfshirë në një aksident mesditën e sotme. Një turist austriak është përplasur me një kamion në aksin rrugor Berat-Poliçan, në vendin e quajtur "Çezma e thatë".

Sipas të dhënave të para, turisti i cili udhëtonte me një motor drejt Skraparit bashkë me një grup turistësh, është përplasur nga një mjet i tonazhit të rëndë dhe ka marrë plagë të rënda.

Motivet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa aktualisht turisti austriak ndodhet i shtruar në spitalin e Beratit.

Të fundit