Flash News

KRYESORE

Përplaset me motor; humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Itali, baba i një vajze

Përplaset me motor; humb jetën 22-vjeçari shqiptar në

Një i ri shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Fano, në Italio. Shqiptari Gersi Ura, 22 vjeç, baba i një vajze të vogël 2 vjeçe, humbi jetën pasi u përplas me motor me anësoret e rrugës.

Gersi po kthehej në shtëpi, tek partnerja e tij dhe vajza në lokalitetin e Tornos. Pak metra para se të mbërrinte, i riu është përplasur me motor dhe më pas ka rënë në hendekun në anë të rrugës.

Sapo kishte kaluar ora 6:15 kur 22-vjeçari, kamerier në Tavernën e Peshkatorëve në Lido di Fano, po kthehej në shtëpi pas një nate pune që ishte ndjekur nga disa orë me miqtë.

Ambulanca ka mbërritur menjëhërë në vendngjarje, por pa mundur t’i vijë në ndihmë të riut shqiptarë, i cili kishtë ndërruar jetë.

Të fundit