Flash News

KRYESORE

Përplasi me makinë fëmijën, shoferi 'arratiset' nga vendngjarja; 11-vjeçari, rëndë, niset me urgjencë drejt 'Traumës'

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Kukës, ku një mjet tip “Mitsubish” ka përplasur një të mitur në afërsi të lagjes “Gostil”.

Bëhet me dije se, menjherë pas përplasjes drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin duke u larguar nga vendngjarja. Ndërkaq, fëmija, një 11-vjeçar me inicialet E.M., është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim të specializuar pasi është në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e shkaqeve  të aksidentit.

[caption id="attachment_408270" align="alignleft" width="329"] pamje nga aksidenti[/caption]

Të fundit