Flash News

KRYESORE

Përplasi për vdekje 10-vjeçarin në Kakavijë, Gjykata lë në 'burg pa afat' shoferin e autoambulancës; zbardhet dëshmia

Përplasi për vdekje 10-vjeçarin në Kakavijë, Gjykata

Gjykata e Gjirokastrës ka përcaktuar masën ‘burg pa afat’ për shoferin e autoambulancës, Admir Golemi, që përplasi për vdekje 10-vjeçarin në Kakavijë. Mësohet se, në dëshminë e tij përballë togave të zeza, shoferi ka djali i preu rrugën ndërkohë që ai po transportonte të sëmurë për në spitalin e Gjirokastrës.

"Ai doli furishëm nga krahu i majtë i rrugës", është shprehur Golemi duke shtuar se po ecte me shpejtësi 75 km/orë në momentin e përplasjes.

Po ashtu, edhe avokati mbrojtës i Golemit ka theksuar se klienti i tij ishte duke ecur brenda normave të lejuara të qarkullimit rrugor në momentin e përplasjes.

Prokurorja e çështjes Ermira Munelli paraqiti faktet nga ana e grupit hetimor të cilat sqarojnë ngjarjen e ndodhur mesditën e së shtunës së kaluar. Pavarësisht deklaratës të së pandehurit, ky i fundit është lënë nga Gjykata në burg. Shoferi i ambulancës, Admir Golemi, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e fëmijës 10-vjeç Samuel Ndoji.

Ngjarja tragjike ndodhi paraditen e së shtunës, gjatë krizës humanitare që kishte mbërthyer për 5-ditë Kakavijën ku qindra emigrantë ishin bllokuar në pritje të kalimit drejt Greqisë.

Të fundit