Flash News

KRYESORE

Përplasi për vdekje dy kushërinjtë në Fier, shoferi 21-vjeçar s'është i panjohur për policinë: Mori 10 gjoba në dy vitet e fundit

Përplasi për vdekje dy kushërinjtë në Fier, shoferi

Shoferi 21-vjeçar, Amarildo Çalamani, i cili me mjetin e tij tip “Volkswagen” aksidentoi kushërinjtë  Amarildo dhe Festim Doganin, nuk është një emër i panjohur për policinë e Fierit.

Mësohet se vetëm në dy vitet e fundit, ai është ndëshkuar me 10 gjoba, kryesisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Konkretisht, ai ka marrë 3 masa për parakalime te gabuara gjatë vitit 2018, 2 masa për përdorim celulari, 1 mase administrative për tejkalim shpejtësie me pezullim te leje drejtimit në 2017 dhe një masë për mungese kontrolli teknik.

I riu u arrestua menjëherë nga policia, edhe pse tentoi të largohej pas aksidentit në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga aksidenti, mbeti i plagosur edhe një tjetër këmbësor, i identifikuar si Martin Dogani 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut. Dyshohet se shkak i aksidentit ishte qarkullimi me shpejtësi i mjetit të drejtuar Amarildo Çalamani, i cili më pas përfundoi mbi trotuar.

Të fundit