Flash News

KRYESORE

Përplasi për vdekje kushërinjtë 21 dhe 29-vjeçar, policia gjen e shoqëron drejtuesin e mjetit

Përplasi për vdekje kushërinjtë 21 dhe 29-vjeçar,

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Fier ku Amarildo Çalamani, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” aksidentoi kushërinjtë  Amarildo dhe Festim Doganin e më pas u largua nga vendngjarja. Policia në njoftimet për median bën me dije se ka vënë në pranga shoferin.

Njoftimi i policisë

Në datën 26.08.2018, në orën 20:40, në urgjencën e Spitalit Fier janë sjellë në gjendje të rëndë shëndetesore e më pas kanë ndërruar jetë shtetasit A.D, 29 vjeç dhe F.D, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga të dhënat paraprake, të dy shtetasit janë aksidentuar në fshatin Arapaj, nga një mjet që drejtohej nga shtetasi A.Ç, banues në fshatin Arapaj.

Dy viktimat kanë qënë këmbësorë ndërsa mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Grupi hetimor ka shkuar drejt vendngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Në një njoftim të dytë policia sqaron: 

Informacion shtesë në lidhje me aksidentin e ndodhur në fshatin Arapaj.

Drejtuesi i mjetit, Amarildo Çalamani, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, pasi aksidentoi 2 shtetasit A.D dhe F.D, ka rënë në kanalin anësor të rrugës dhe më pas është larguar.

Shërbimet e policisë bën të mundur kapjen e tij dhe po e shoqërojnë në Komisariatin e Policisë Fier për të kryer veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit