Flash News

KRYESORE

Përplasja me armë në Sarandë, policia zbardh ngjarjen, shoqëron në komisariat 8 persona

Përplasja me armë në Sarandë, policia zbardh ngjarjen,

Pas përplasjes me armë zjarri në Sarandë mëngjesin e sotëm, policia ka nxjerrë në dritë detaje të reja dhe ka shoqëruar në komisariat 8 persona.

Sipas policisë shtetasit Antonio Shyti, Besim Xhafa, Renald Canaj, dhe A.Q., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit Fisnik Musaj dhe D.M., ku gjatë konfliktit kanë përdorur armë zjarri ndaj njëri-tjetrit për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.08.2017 rreth orës 03:00, Salla Operative e Sarandës njoftohet nga një telefonate se në lagjen “Nr.1”, tek shëtitorja në Sarandë ka të shtëna me armë zjarri. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje ku ka konstatuar shtetasit Antonio Shyti, BesimXhafa, të dëmtuar në këmbë prej përdorimit të armëve të zjarrit të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Tiranës si edhe shtetasin Fisnik Musaj, i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës.

Nga hetimi paraprak ka rezultuar se shtetasit Antonio Shyti, Besim Xhafa, Renald Canaj, dhe A.Q., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit Fisnik Musaj dhe D.M., ku gjatë konfliktit kanë përdorur armë zjarri ndaj njëri-tjetrit për motive të dobëta. Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka shoqëruar në komisariat 8 (tetë) shtetas për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor ka sekuestruar nga vendin e ngjarjes dy automjete. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve A.Q., dhe Renald Canaj, Policia ka konstatuar disa fishkekë armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike Cannabis Sattiva, dhe disa telefona të markave të ndryshme. Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje shtetasit A.Q., Renald Canaj, dhe D.M., ishin larguar nga vendi i ngjarjes, por nga reagimi në kohë i policisë në bashkëpunim me shërbimet e policisë së DVP Fier, është bërë e mundur, kapja dhe ndalimi i shtetasit Renald Canaj. Gjithashtu Policia ka bërë shpalljen në kërkim policor të shtetasve A.Q., dhe D.M.. Po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Të fundit