Flash News

KRYESORE

Përplasja me armë te ish-Blloku, policia arreston katër persona, dy të tjerë shpallen në kërkim

Përplasja me armë te ish-Blloku, policia arreston katër persona,

Mbrëmjen e djeshme një grup të rinjsh janë përplasur me armë zjarri dhe fizikisht me njëri-tjetrin në zonën e ish-Bllokut. Për këtë ngjarje policia ka arrestuar në flagrancë katër shtetas.

  • Shkëlzen Hajdara, 24 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”,
  • Sali Vogli, 33 vjeç,
  • Erlis Duka, 27 vjeç
  • Amarild Mumajesi, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B.V., 30 vjeç dhe D.S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 01:10, në rrugën “Brigada e VIII”, të ndarë në dy grupe, për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe me armë me njëri-tjetrin.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe ” Moskallëzimi i krimit ” , të parashikuar në Nenet 278, 274 dhe 300 të Kodit Penal.

Të fundit