Flash News

KRYESORE

Përplasja Artan Hoxha - Berisha/ Deputeti i PS: Ish-kryeministri e kërcënoi. Reagon Boçi i PD: Ishte debat

Përplasja Artan Hoxha - Berisha/ Deputeti i PS: Ish-kryeministri e

Jehona e debatit mes gazetarit Artan Hoxha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ të Eni Vasilit ka shkuar edhe tek Komisioni i Medias.

Për deputetin socialist, Ilir Beqja, ish-kryeministri e kërcenoi gazetarin, ndërsa deputetët e PD, Albana Vokshi dhe Luçiano Boçi thanë se ai ishte vetëm një debat mes tyre.

Debati mes deputetëve:

Ilir Beqja: Sali Berisha tre ditë më parë ka kërcënuar një gazetar. Ai kërcënoi në studion televizive Artan Hoxhën dhe për këtë duhet mbajtur qëndrim.

Albana Vokshi: Nëse jeni për kërcënime hajde firmosni deklaratën e s’keni pranuar. Shkoni te kryeministri që i konsideron gazetarët si media të kazanit.

Luçiano Boçi: Ka pasur një debat televiziv dhe nuk ka pasur kërcënim. Duhet të merrje pjesë te seanca dëgjimore kur gazetarin e kërcënuan pse zbuloi trafikun e drogës në Gjirokastër. Duhet të ishe këtu shumë i shqetësuar kur kryeministri kërcënoi gazetarët në Parlament. Mos bëni sikur e doni kaq shumë gazetarin. Një debat televiziv nuk mund ta shndërrosh në një kauzë për gazetarët.

Të fundit