Flash News

KRYESORE

Përplasja Basha-Imami, Alibeaj tregon kush është i pakënaqur në PD veç ish-deputetit

Përplasja Basha-Imami, Alibeaj tregon kush është i pakënaqur

Deputeti demokrat Enkeled Alibeaj, i pyetur në emisionin “Kjo Javë”  për përplasjen mes Bashës dhe Imamit në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, u shpreh se pati diskutime nga 70% e anëtarëve dhe jo vetëm nga ish-deputeti.

“Pati fjalë dhe diskutime jo vetëm nga Imami por edhe nga 70 % e anëtarëve të Kryesisë. Të shëndetshme apo jo kjo mbetet për t’u parë, por unë mendoj se ishte korrekte”, u shpreh Alibeaj.

I pyetur më tej nga gazetarja Nisida Tufa nëse ka përçarje apo është e shëndetshme PD, Alibeaj shtoi, “Janë dy rrafshe që jepet përgjigja e pyetjes suaj; te anëtarësia dhe pjesa elitare e partisë. Po ka të pakënaur, ndonjëherë me të drejtë ndonjëherë pa të drejtë. E rëndësishme është se cila është shija  dhe baza e partisë. Me sa njoh unë bazën e partisë nuk ka përçarje; ka një lloj zhgënjimi për rezultatet e zgjedhjeve. Askush nuk e ka matur sa ka qenë kjo historia e listave. Në media është përfolur se përse nuk rigjenerohet PD. Ndodhi tashmë nuk mund t’i kthehemi një kënge të vjetër”, tha ndër të tjera deputeti demokrat.

Të fundit