Flash News

KRYESORE

Përplasja Berisha – Thaçi, ndërhyrja e Ramës kritikohet në Kosovë: Mbylle gojën

Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala është përfshirë në debatin mes kryeministrit Rama dhe Berishës për çështjen e kufijve të Kosovës. Referuar një statusi të kryeministrit në ‘Twitter’, i cili akuzon deputetin e PD se ka furnizuar me arme Beogradin, Buzhala kritikon Ramën.

Buzhala, i kërkon kreut të ekzekutivit shqiptar të heshtë, pasi as ai as politikanët e tjerë në Shqipëri, nuk ia kanë idënë luftës së Kosovës.

Kjo mund të jetë e vertetë z. Rama, siç gjithashtu është plotësisht e vertetë që ai që ju sot e quani mik personal, Aleksander Vuçiç, në kohën e atij që ju e quani kasap te Ballkanit, ka qenë ministër i Informacionit dhe propagandes. Z. Vuçiç ka qenë përgjegjës, gjatë kohës së luftës në Kosovë, për të gjitha shërbimet sekrete serbe. Gjithashtu, gjatë kohës se luftës ne Bosnje, z. Vuçiç, është i njëjti, që deklaronte për çdo serb të vrarë në Bosnje duhet të vriten 100 boshnjake myslimane. Eshtë i njëjti Vuçiç që në Bosnje i shërbente me pije Karaxhiçit, Mladiçit dhe Sheshelin.

Prandaj, z. Rama, shut the fak up [mbylle gojën], se as ti e as Berisha, e pothuajse asnjë udheheqës në Shqipëri nuk ka as ndjenja e as memorie për luftërat e përgjakshme në territorin e Jugosllavise. Për ju këto luftëra kanë ndodhur në një tjetër planet. Dhe nuk keni pase faj madje, sepse keni pasë luftë të brendshme. Keni luftu për bukë dhe per ekzistencë”, përfundon Buzhala.

Të fundit