Flash News

KRYESORE

Përplasja Braçe-Blushi, Top Channel nuk i ndahet Divjakës. Kronikë për kullën që po ngrihet brenda Parkut të Karavastasë

Prej disa ditësh Top Channel ka transmetuar kronika sa i takon problematikave nga zona e Divjakës. Kjo është komentuar edhe si nj përplasje mes drejtorit të këtij televizioni, Ben Blushi dhe deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe.

Dje Top Channel transmetoi një kronikë ku thuhej se paratë që po shkojnë për ndërtimin e një kulle në parkun e Karavastasë mund të shkonin për rikonstruksionin e një rruge të amortizuar për t’ju ardhur në ndihmë banorëve. Në këtë kronikë ishin përfshirë edhe disa sinkrone të marra nga banorët. Transmetimi i saj solli reagimin e deputetit Braçe.

Por duket se debati vijon ende. Top Channel ka transmetuar sot një tjetër kronikë sa i takon zonës së Divjakës. Këtë herë kronika kishte në qendër kullën që po ngrihet brenda Parkut ët Karavastasë dhe pjesë të kronikës ka bërë ekologjistët të cilët janë kundër ndërtimit të saj.

Kronika e transmetuar nga Top Channel sot

Parku Kombëtar i Karavastasë në Divjakë po bëhet me një kullë të lartë betoni prej 36 metrash.

Kjo zonë, laguna dhe pylli në vitin 1995 është shpallur Park Kombëtar dhe aktualisht është në zonat e mbrojtura edhe nga konventat ndërkombëtare.

Megjithatë Bashkia e Divjakës po zbaton një projekt me një vlerë prej 99.5 milionë lekësh ose 623 mijë Euro.

Në qendër të projektit, ose ajo që bie më shume në sy është një kullë betoni.

Top Channel pyeti agjensinë e zonave të mbrojtura dhe përgjigjia është se projekti është miratuar prej tyre.

Por ekologjistët kishin kundërshti për projektin, ata edhe protestuan.

“Të bëhen ndërtime, benotizime, janë të papranueshme. Ndërhyrjet që bëhen për ndërtimin e kullave brenda parkut janë krejtësisht të papranueshme, por nuk janë vetëm këto sepse parku rrezikohet edhe nga ndotja, ju e shihni që bëhen aksione të mëdha, jo vetëm ndotje nga plastika por edhe e ujërave të zeza,” shprehet Nihat Dragoti, ekologjist.

Sipas projektuesve kjo kullë do të ketë 3 funksione, në ndihmë të policisë kufitare, në ndihmë të zjarrëfikësve dhe për turistët kuriozë që duan të shikojnë natyrën dhe zogjtë e lagunës.

 

 

 

 

Të fundit