Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përplasja/ Bushati: Dallimi mes qeverisë së Berishës me qeverinë Rama... Gazetarja: Lërë Berishën se nuk më intereson por përgjigju për Ramën
Intervista e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për emisionin “Jeta në Kosovë” në RTK, nuk ka qenë shumë e qetë por është shoqëruar me përplasje të vazhdueshme mes tij dhe gazetares Jeta Xharra.
Gazetarja ka këmbëngulur vazhdimisht në çështjen e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, e cila nuk është vënë në funksionim për shkak të bllokimit që po i bën Serbia.
Xharra ka kërkuar disa herë shpjegime nga Bushati për lëvizjet e Tiranës në këtë drejtim, por ministri ka dhënë gjithnjë përgjigje të paqartë dhe është munduar të shmanget.
Në një moment Bushati nis të bëjë krahasimin e qeverisë së tij me atë të Berishës dhe gazetarja ka ndërhyrë duke i kërkuar të përgjigjet për qeverinë e Edi Ramës pasi nuk i intereson ajo e Berishës.
Mundësinë e kushtëzimit të Serbisë në fushën ekonomike nga Shqipëria dhe Kosova, në mënyrë që të bëhet i mundur zhbllokimi i interkonjeksionit, Bushati ka nixtuar ta konsiderojë si “shpallje lufte”.
Pjesë nga intervista:
Dua menjëherë ta filloj bisedën për investimin më të madh që është bërë mes Shqipërisë dhe Kosovës. 70 milion janë dhënë për rrjetin elektrik të shtruar mes Shqipërisë dhe Kosovës edhe gjatë këtyre katër viteve nuk arritët me t'i vlerësoni. E keni afruar por nuk arritët ta jetësoni. Po përfundon kjo qeverisje dhe nuk është kryer. Ende nuk është lëshuar që të ndikojë në çmimet e qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Pse?
Ministri Bushati: Në radhë të parë, mendoj se duhet të bëjmë një diferencë kur flasim për shqiptarët në rajon. Kur flasim për shqiptarët në rajon, ka dy shtete shqiptare në rajon: Shqipëria dhe Kosova. Që kanë secili prej këtyre dy shteteve qeveri legjitime. Dhe kur unë përmenda raportin me Kosovën dhe arritjet që ka pas Kosova në këtë drejtim, duhet të jem shumë i qartë me ndjekësit e këtij programi. Këto janë arritje të klasës politike në Kosovë, qeverisë dhe institucioneve në Kosovë. Në të cilën, ne si Shqipëri jemi një prej avoketërve kryesorë, për të mos thënë avokati kryesor por me peshën specifike që ka Shqipëria. Kur vjen puna për rastin e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni apo në Malin e Zi apo në Luginën e Preshevës, roli i vendit amë siç është Shqipëria, merr një tjetër dimension për shkak se dinamika në shtetet ku jetojnë shqiptarët është e ndryshme prej dinamikës në Shqipëri dhe në Kosovë. Na është dashur shumë punë dhe shumë vrull për të mbështetur një kuazion të shqiptarëve në Maqedoni apo një kuazion të shqiptarëve në Malin e Zi. Na është dashur shumë punë për të punuar me shqiptarët e Luginës dhe nuk besoj se jemi aty ku do të duhet të ishim. Jo thjesht ne, por aty ku në fakt janë aspiratat e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Gazetarja: Le të flasim për ne, për Kosovën.
Ministri Bushati: Kur flasim për Kosovën, unë mendoj, që kishte shumë njerëz që na tallën, na përqeshën nga të dyja anët, si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova.
Gazetarja: Unë mendoj që as s’duhet të kalojmë kohë, zoti Bushati, me komplekset që ju nuk duhet të bëni për ne. Kosova është shtet i ri dhe i vogël dhe ka nevojë për ndihmën e çdo shteti tjetër, lëre më të Shqipërisë. Prandaj po ju pyes dhe po insistoj. Investimi që është bërë në transmision është bërë edhe në shtetin tuaj dhe në shtetin tim. Është investim i madh energjetik që ka mundur të jetë një rrugë si treg i parë mes dy shteteve që kanë raport strategjik me njeri-tjetrin. Pse nuk e keni thjeshtësuar transmisionin edhe sot e kësaj dite kur jeni ndoshta në ditët e fundit si ministër?
Bushati: Unë e kam përgjigjen shumë të thjeshtë për këtë çështje, sepse kjo është një çështje ku ka pasur një vullnet politik të qartë nga ana e qeverisë ku unë bëj pjesë dhe dihet që kishte një vonesë të madhe nga ana e qeverisë Berisha, sikurse ka pasur raportime serioze në media në lidhje me afera të supozuara korruptive për sa i përket tenderit dhe procedurave të tenderimit të jetësimit të autostradës energjetike Shqipëri-Kosovë. Ky një investim….
Gazetarja: Po përsëri nuk u çua deri në fund...
Bushati: Tashmë çështja është politike. Kemi dy lloj pengesash jo thjesht në raportin Shqipëri - Kosovë, por përgjithësisht me jetësimin e një tregu rajonal në Ballkanin Perëndimor. Ka pengesa politike siç është rasti i Serbisë dhe mos njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë. Ka presion pozitiv dhe konsistent kryesisht të Gjermanisë, i cili është partneri kryesor në këtë projekt që ne po flasim për t’i krijuar këtij projekti frymëmarrjen e domosdoshme në mënyrë që secili jo thjesht Shqipëri-Kosovë, por edhe vende të tjera, do të merrnin përfitime nga zbatimi i këtij projekti.
Gazetarja: Çfarë presioni është duke bërë qeveria juaj?
Bushati: Dakord, vetëm se unë duhet të them një gjë që, kur flasim për politikën e jashtme, kur flasim për politikën në përgjithësi është pak a shumë si ndërtimi i një shtëpie, secili prej nesh ka qëndruar në bark të nënës për nëntë muaj dhe nuk është një proces i cili mund të ndodh brenda ditës. E thashë.
Gazetarja: Ju thatë që fëmija rri nëntë muaj në bark të nënës, ajo bebe nuk është duke lindur hiç.
Bushati: Mund t’ju them një gjë që është interesante. Kur ne vendosëm programin tonë qeverisës, firmosëm një traktat, një marrëveshje strategjike me Kosovën. Ishin të shumtë njerëzit në të dy anët e kufirit, analistë, politikanë që na përqeshnin kur bëmë mbledhjen e parë të dy qeverive në Prizren. Ishin të shumtë njerëzit që bënin komente nga më të ndryshmet. Por fakti është që mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk kishte një dokument të partneritetit strategjik, nuk kishte disa shtylla rreth të cilave mund të grupohej bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Unë sot mund të listoj disa çështje ku ky bashkëpunim ka funksionuar më së miri, por ka dhe çështje….
Gazetarja: Siç është tranzicioni që po shohim. Shumë njerëz do të thonin që tranzicioni është njëri prej tyre dhe as në qeverinë Rama ku pritëm, s’ka interesa ekonomike, nuk po bëni dot presion për ta lëshuar. Sa vjet ka nevojë për t’u lëshuar tranzicioni? Sa?
Ministri Bushati: Mund t’ju them që qëndrimi në vitet e qeverisë Rama për sa i përket autostradës energjetike midis Shqipërisë dhe Kosovës është i qartë si kristali.
Gazetarja: S’ka hiç qëndrim. Ajo qeveri duhet t’i lehtësojë gjërat por edhe duhet t’i thotë.
Ministri Bushati: Për t'i lehtësuar gjërat. Por dallimi mes qeverisë së Berishës me qeverinë Rama...
Gazetarja: Nuk dua të krahasoj me qeverinë Berisha. Unë dua që qeveria Rama të kryejë punë. Si qytetar i Kosovës, të di pse nuk e ka kryer punën e nuk ka lëshuar.
Ministri Bushati: Po pra, edhe unë atë po të them. Si qytetar i Kosovës po të them që qeveria e Ramës e ka kryer punën. Sepse në dallim nga qeveria tjetër e ka kryer investimin, e ka përfunduar procedurën me transparencë të plotë dhe ka kanalizuar vullnetin e taksapaguesit gjerman për këtë linjë. Tanimë jemi në çështjet e një bllokazhi politik të bërë nga Serbia.
Gazetarja: Çfarë masash keni për të ndërmarrë? Do të lini Serbinë gjithmonë të bëjë bllokada?
Ministri Bushati: Faleminderit. Të cilin ne jo vetëm e kemi kundërshtuar, por edhe e kemi denoncuar dhe jemi duke punuar dhe vazhdojmë duke punuar në bashkëpunim kryesisht me Kancelaren gjermane për t’i dhënë një zgjidhje këtij ngërçi.
Gazetarja: Po s’mjafton. Edhe sa do të prisni?
Ministri Bushati: Kjo nuk është një çështje që zgjidhet me trupa ushtarake. Në qoftë se më pyet sot edhe sa do presë Kosova, nëse më pyet si Ministër i Jashtëm i një vendi në NATO, nëse më pyet sot edhe sa do presë Kosova për t’u anëtarësuar në NATO, unë nuk jam sot në gjendje për t’ju kthyer një përgjigje precize.
Gazetarja: Po të pyes për Shqipërinë. Po pyes për shtetin tuaj jo tonin. Investimet që janë bërë në shtetin tuaj. Sa do të prisni ju? Investimi 70 milionësh në autostradën energjetike për të mos u shlyer. Edhe sa do të prisni ju? Dhe sa masa të tjera diplomatike do të përdorni që nuk i keni shfrytëzuar deri më sot, që ende nuk i keni shfrytëzuar?
Ministri Bushati: Nuk ka asnjë masë diplomatike.
Gazetarja: Jo?
Ministri Bushati: Nuk ka asnjë masë diplomatike. Nuk ka asnjë moment diplomatik, i cili nuk është shfrytëzuar nga ana e Shqipërisë apo nga ana e Kosovës për ta bërë këtë investim që është realizuar për ta bërë të prekshëm.
Gazetarja: Ka kufi?
Ministri Bushati: Ka një bashkëpunim të ngushtë me Kancelaren gjermane, me Komisionerin për Zgjerim, me Traktatin.
Gazetarja: Dhe krejt këta nuk po munden ta bindin një Serbi? Krejt ky presion?
Ministri Bushati: Ky është një presion të cilin Serbia e ka në kuadër të kapitullit të 35-të. Në momentin që Komisioni Europian do të dalë me analizën e vet, siç ka dalë me mënyrën si Serbia ka zbatuar detyrimet e veta që burojnë prej kapitullit të 35-të, ne do të jemi në gjendje të kuptojmë në mënyrë përfundimtare edhe qëndrimet e Komisionit Europian. Por nga ana tjetër, le mos të harrojmë që ka vende, ku kemi pasur dy vitet e fundit, komisioner për zgjerimin, zyrtarë të lartë të departamentit të shtetit etj., etj., të cilët janë përfshirë me shpresën për t’i dhënë zgjidhje krizave të ndryshme politike dhe ato vende sot vazhdojnë të jenë në krizë politike. Pra, dua t’ju them që nuk janë çështje të cilat zgjidhen me bombardime.
Gazetarja: Ja ku po ju përcjell një ide. Ka njerëz që do të thonin s’ke nevojë të bombardosh Serbinë. Kosova importon 400 milion euro për vlerë bakri prej Serbisë. Shqipëria ndoshta jo 400 milion, ndoshta më pak. Me këto a mundemi si shtete t’i themi “jo” atyre 400 milionë? Ku t’i çojmë në rast se nuk i lëshon dhe ne nuk na mundëson për ta lëshuar autostradën e energjetikës? A e keni provuar ndonjëherë ta kërcënojmë Serbinë, të dy shtetet Shqipëria e Kosova për qytetarët tuaj, shqiptarët e rajonit? Ta kërcënojmë me paret e transportit që po i çon?
Ministri Bushati: E para njëherë, s’mund të flas në emër të qeverisë së Kosovës. S’mund të flas për raportin që ka qeveria e Kosovës. Besoj se e kanë mirëkuptimin tim të plotë për këtë çështje. E dyta, nuk mendoj, edhe sikur të bëhemi të gjithë dakord, që kërcënimi është një zgjidhje në politikë të jashtme apo në rajon.
Gazetarja: S’është kërcënim luftarak.
Ministri Bushati: E treta, jua thashë edhe njëherë, që sfidat tona janë sesi shqiptarët të vazhdojnë të jenë promotorë të zhvillimit demokratizues në rajon. Dhe sesi shqiptarët, në këto kohë të turbullta, të jenë e të vazhdojnë të mbajnë aleancat e duhura.
Gazetarja: S’po them kushtëzim. Për shembull, a i keni mundësuar Serbisë, të fluturojë Serbia Lufthansa e Serbia Air për Tiranë. Tiranë- Beograd fluturon lirshëm, përderisa aeroplanët e Shqipërisë e Kosovës nuk munden të fluturojnë në hapësirën ajrore të Serbisë për shkak të ndalesave që i kanë nxjerrë.
Ministri Bushati: E para, aeroplanët e Shqipërisë mund të udhëtojnë e fluturojnë në hapësirën ajrore të Serbisë.
Gazetarja: Jo të kalojnë nga Kosova. Ju mund të fluturoni nga Serbia vetëm nëse i bini rreth Kosovës.
Ministri Bushati: E dyta, mund të them që siç fluturojnë avionët serbë në Shqipëri, ka investitorë shqiptarë të cilët janë duke ndërtuar pjesë të caktuara të Beogradit, të cilët unë i njoh dhe janë investitorë shumë seriozë.
E treta, mund t’ju them që rajoni ynë ka vuajtur nga mungesa e komunikimit, nga mungesa e bashkëpunimit. Edhe ajo që sot konsiderohet Bashkimi Europian filloi si një liri ekonomike ku dy industritë e caktuara që kishin shërbyer si burim, si gjenerator i luftës, u vendosën në një autoritet dhe në një ekonomi të përbashkët në mënyrë graduale. Nuk kam menduar asnjëherë dhe nuk duhet të kemi iluzionin që procesi i dialogut që ka Kosova me Serbinë do të hapë dyert e integrimit europian për thjesht dhe vetëm për Serbinë apo thjesht dhe vetëm për Kosovën.
Gazetarja: Nëse është, a do të jeni të zotët për të lëshuar ato kabuj më shqip më drejtpërdrejt, në katër vitet e ardhshme. A mendoni që linja e transmisionit, ajo autostrada e transmisionit, në katër vjet për të vazhduar?
Ministri Bushati: Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje dhe unë realisht të falënderoj për insistimin që bën për këtë pyetje. Sepse është një çështje që në radhë të parë është e karakterit politik, është e karakterit ekonomik, por ka ndikime shumë të rëndësishme për sa i përket sigurisë rajonale sepse energjia është e lidhur me të tre këta komponentë.
Gazetarja: Zoti Bushati, më lejoni t’iu tregoj përse isha insistuese në këtë pyetje. Kam qenë prezente në takimin Rama – Vuçiç që u mbajt në Beograd herën e fundit dhe zoti Rama i ngriti shumë çështje për Kosovën, ngriti çështjen e arrestimit të anëtarëve të Trepçës, por nuk ngriti çështjen e transmisionit në rastin kur shteti i tij është duke investuar një shumë të madhe të hollash, të cilat po i bllokon Serbia. Pse nuk po e bëni prioritet si shtet këtë çështje kur bisedoi me Vuçiçin?
Ministri Bushati: Kjo është një çështje e bërë prioritet për ne. Ka qenë, unë mund t’ju garantoj, në tryezën e bisedimeve me Serbinë, ka qenë në bisedimet me Kancelaren Merkel, në tre takimet bilaterale që kryeministri ka pasur, po i referohem takimeve që janë bërë gjatë samiteve të ndryshme. Është një çështje që gjithashtu është diskutuar me sekretariatin e Traktatit të komitetit të Energjisë. Gjithashtu, edhe me Komisioninerin për Zgjerim në kuadër të Procesit të Berlinit. Është prioritet politik!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38