Flash News

KRYESORE

Përplasja Casillas-Mourinho: Më duken fjalë të një personi që është në fundin e karrierës

Përplasja Casillas-Mourinho: Më duken fjalë të një

Ishte ish-portieri i Realit, Iker Casillas, i cili sulmoi teknikun Mourinho për kohën që ka qenë tek Madrilenët, duke thënë se u largua për të mirën e skuadrës, por sot do ta kishte "kapur demin për brirësh" dhe do të përballej me të.

Ndërkohë, trajneri i United nuk ka nguruar t'i përgjigjet spanjollit.

“Më duken fjalë të një personi që është në fundin e karrierës së tij. Më ka sulmuar përherë, por gjithmonë në fshehtësi”, ka thënë Mourinho.

Ata kanë kaluar së bashku tre sezone, nga 2010 deri në 2013, me fanellën e “Los Blancos” por nuk kanë pasur kurrë marrëdhënie të mira.

Arsyeja përse Casillas i hodhi këto fjalë gjatë intervistës për "Universo Valdano", ishte se ardhja e Mourinho-s i dha fund konkurrencës me Bacelona-n.

"Nuk më pëlqente madridizmi që po dilte jashtë, me momente të tensionit të madh. Fituam edhe La Liga-n dhe kishim ndjesinë se kishim neutralizuar blaugranat, por ishim gabim. Dukej sikur ishte një luftë mes Katalunjës dhe Spanjës. E dashuroja Real Madrid-in dhe doja që të fitonim pa arritur në këto ekstreme”, është shprehur portieri spanjoll.

Të fundit