Flash News

KRYESORE

Përplasja, Dvorani letër KLGJ-së: Do qëndroj deri kur të vijë pasardhësi, Meta të jetë më i përmbajtur

Përplasja, Dvorani letër KLGJ-së: Do qëndroj deri kur

Kreu i KED, Ardian Dvorani i ka nisur KLGJ një letër ku rendit argumentet e tij ligjore lidhur me mbarimin e mandatit të tij.

Në letrën e tij Dvorani jep një mesazh edhe ndaj presidentit Ilir Meta , për të cilin shkruan se duhet të jetë më i përmbajtur  dhe se nuk mund të godasë institucionet e pavarura.

“Presidenti duhet të jetë më i përmbajtur, nuk mund të godasë institucionet e pavarura. Ai nuk ka kompetencë.

Emërimet në GJL nuk janë si në GJK. Emërimet në GJL sbëhen me emra por me propozime. Do të qëndroj në detyrë derisa të vijë pasardhësi”, mësohet të ketë shkruar ndër të tjera Dvorani në argumentat e tij në KLGJ.

Kujtojmë se Meta, i ka dërguar një letër Këshilit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë, ku i bën me dije se kreut të KED-së, Ardian Dvoranit, i ka mbaruar mandati, kështu që ai duhet të lërë detyrën. Ndër të tjera Meta pretendon se Dvorani ka shkelur Kushtetutën lidhur me emërimet në GJK.

Ndërkohë, KLGJ do të mblidhet nesër në mesditë për të shqyrtuar kërkesën e presidentit Meta.

Të fundit