Flash News

KRYESORE

Përplasja e dy presidentëve, Erdogan: Të rishikohet ‘Lozana’. Pavlopulos: Traktati është i panegociueshëm

Përplasja e dy presidentëve, Erdogan: Të rishikohet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi, e para pas disa dekadash, deklaroi se kishte disa hollësi që ende nuk ishin kuptuar përsa i përket Traktatit të Lozanës, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

“Përsa i përket Traktatit të Lozanës, unë mendoj se ka disa hollësi që ende nuk janë kuptuar”, tha presidenti turk në një deklaratë në takimin me homologun grek Prokopis Pavlopulos, duke kërkuar një rishikim të traktit.

Ndërkohë, homologu u tij grek, Pavlopulos deklaroi po sot se “Traktati i Lozanës përbën themelin e miqësisë midis dy vendeve”.

”Për ne, Traktati i Lozanës është i panegociueshëm dhe nuk ka nevojë të rishikohet”, i theksoi Pavlopulos presidentit turk Erdogan.

Traktati i Lozanës, i nënshkruar më 24 korrik 1923, përcaktoi mes të tjerash edhe kufijtë aktualë të Republikës së Turqisë

---

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në takimin me kryeministrin e Greqisë Aleksi Tsipras në Athinë ka theksuar se Turqia nuk ka asnjë synim mbi integritetin territorial të asnjë vendi fqinj, duke theksuar se Turqia dhe Greqia janë dy vende të ndërthurura me njëra-tjetrën në të kaluarën.

Erdoğan zhvilloi takim me kryeministrin Tipras në godinën e kryeministrisë greke, duke dhënë disa deklarata për gazetarët.

Presidenti turk rikujtoi se gjatë detyrës së tij si kryeministër ka zhvilluar takime me tre kryeministra dhe se tani zhvillon vizitën e parë si president në këtë vend që nga periudha kur president i Turqisë ishte Celal Bayar.

"Mes popujve tanë ka anë të përbashkëta me njëra-tjetrën. Mjafton që t'i distancojmë ata që kanë obsesione ideologjike. Si Turqi, ne nuk kemi synim të integritetit territorial të asnjë vendi fqinj", tha presidenti Erdogan.

"Ne jemi dy vendet që kemi qenë të ndërthurura me njëra-tjetrën në të kaluarën. Këtu janë të pranishëm bashkatdhetarët tanë, e po ashtu edhe te ne ndodhen bashkatdhetarët tuaj. Do të ishte mirë sikur disa nga qytetarët tanë grekë të mos ishin larguar nga vendi ynë për shkak të disa gabimeve në të kaluarën. Tashmë gabimet ia lëmë të kaluarës. Ne duhet ta ndërtojmë të ardhmen mbi një bazament më të sigurtë. Kemi shumë gjëra që mund të bëjmë për këtë", u shpreh Erdogan.

Erdogan dhe Tsipras vazhduan takimin pas dyerve të mbyllura, kurse më pas pritet mbajnë konferencë të përbashkët për mediumet.

Të fundit