Flash News

KRYESORE

‘Përplasja’ e Kamzës me futbollistin kroat; Perisiç i pagoi 20 mijë euro klubit shqiptar

‘Përplasja’ e Kamzës me futbollistin kroat; Perisiç

Sulmuesi kroat i Interit, Ivan Perisiç nuk njihet vetëm si një ndër lojtarët më të mirë në Europë por edhe si një futbollist që i pëlqen të ndihmojë miqtë e tij dhe njerëzit në nevojë.

Kështu, në muajin janar, tek ekipi i Kamzës në Kategorinë Superiore aktivizohej miku i tij kroat, Ivan Fushtar, i cili kishte 2 muaj që i kishte bërë një kërkese presidentit Naim Qarri që të largohej si futbollist i lirë drejt një ekipit aziatik, pasi kishte një ofertë konkrete.

Qarri insistonte që mbrojtësi 28-vjeçar të paguante një shumë rreth 20 mijë euro në arkat e klubit që të largohej me parametra zero.

Në këtë moment, u desh ndërhyrja e Perisiç, i cili pagoi 20 mijë eurot e kërkuara nga klubi shqiptar dhe Fushtar u largua duke u transferuar tek klubi Al Arabia në Katar, aty ku vijon të luajë ende.

Të fundit