Flash News

KRYESORE

Përplasja e makinës së policisë, Bekteshi: Isha unë shofer i ‘Audit’... Prokuroria: Në tunel, kërcënuan me armë biznesmenin

Përplasja e makinës së policisë, Bekteshi: Isha unë

"Kam qenë unë shoferi i “Audit”, nuk kam dashur të qëlloj makinën e policisë, golfi bëri mbrapa. Doja vetëm të hyja në treg, makinat e policisë ishin pa shenja dalluese dhe policët pa uniformë”, është shprehur Ena Bekteshi, personi i arrestuar si i dyshuar për goditjen e makinës së policisë pranë tregut ushqimor në Elbasan.

Report Tv raporton se aii gjithashtu ka shtuar para trupit gjykues se në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë nën efektin e alkoolit dhe kanabisit.

Mbrëmjen 18 shtatorit Enea Bekteshi së bashku me Kelmend Xhaferrin dhe Suel Çelën kanë shkuar në Rinas për të transportuar Mario Çelën, djalin e Petrit Çelës, ku në tunelin e "Krrabës" kanë kërcënuar me armë biznesmenin Agron Tola.

Prokuroria bën me dije se ka qenë Tola ai që ka telefonuar në polici duke thënë se po i bëhej atentat, pasi disa persona i kanë nxjerrë armët në momentin që po kalonte në tunel. I njëjti burim bënë me dije se është biznesmeni ka telefonuar në telefonin personal të zv. Drejtorit të policisë të Elbasanit, Gjergji Oshafi.

Nga ana tjetër, Prokuroria shprehet se Enea Bekteshi ka qenë në makinën që goditi automjetin e policisë, por nuk mund të thotë ende nëse Bekteshi ka qenë pasagjer apo shofer, pasi gjurmë të gishtave të tij janë gjetur në xhamin e pasagjerit të “Audit” të blinduar. Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Enea Bekteshin dhe Aleks Pupuleku, i cili është kunati i Bekteshit.

Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Enea Bekteshin dhe Aleks Pupuleku, i cili është kunati i Bekteshit.

Të fundit