Flash News

KRYESORE

Përplasja e medieve Uashington-Moskë më 28 nëntor. ‘Sputnik’: Kosova referendum për bashkimin me Shqipërinë. ‘Voa’: SHBA do rikthehet me ushtri në Ballkan

Përplasja e medieve Uashington-Moskë më 28 nëntor.

105 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë është përdorur nga mediet shtetërore amerikane dhe ruse për të shpalosur edhe një herë tjetër strategjinë e këtyre vendeve ndaj kombit tonë dhe të gjithë rajonit të Ballkanit, raporton Politiko.al.

Dje në mbrëmje, faqja e financuar nga Moska, ‘Sputnik’ ka publikuar një artikull me titull: “Plani B i Kosovës: Nëse nuk pranohet në BE, i bashkohet Shqipërisë?”

Artikulli citonte gjatë gjithë kohës një “burim diplomatik në Prishtinë”, pa dhënë asnjë detaj më shumë lidhur me të, i cili ka deklaruar se “nëse Kosova nuk arrin qëllimin për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë deri në muajn shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të festojë 10 vjetorin e pavarësisë nga Serbia, do të zhvillojë një referendum për t’ju bashkuar Shqipërisë”.

Dukshëm artikulli nuk kishte as një bazë për këtë zhvillim, por kapej në vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për të shpallur festë kombëtare 28 nëntorin, si dhe rikthente deklaratat e presidentit Hashim Thaçi kundër Bashkimit Evropian.

“Është i njohur fakti se për Evropën, faktori shqiptar është një mankth, pasi ndikon në të njëjtën kohë në pesë shtete të Ballkanit, Serbi, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Shqiptarët janë të vetëdijshëm për këtë dhe kjo i bën ata më të fortë. Dhe nëse shtojmë mbështetjen e SHBA-së dhe më për më tepër, të Turqisë, çdo gjë mund të pritet”, ka deklaruar i njëjti burim nga Prishtina për ‘Sputnik’.

Ky shkrim i medias ruse është pasur mëngjesin e sotëm nga një shkrim i medias shtetërore amerikane, ‘Zëri i Amerikës’. Voa i ka dhënë zë aktiviteteve të zhvilluara nga forumi për çështje ndërkombëtare, ‘Këshilli i Atlantikut’, i cili kërkon një rikthim të fuqishëm të SHBA-së në Ballkan.

Kjo media raporton se ditën e nesërme, në Uashington, do të mblidhen ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit dhe ekspertë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut, për të parashtruar ide dhe propozime të reja rreth politikave që mund të ndiqen në Ballkan dhe për të nxitur një angazhim të ri amerikan në rajon.

‘Voa’ ka publikuar strategjinë e hartuar nga ky forum për rikthimin e Uashingtonit në Ballkan dhe ajo përmban: 1-Vendosjen e një pranie të përhershme ushtarake në Evropën juglindore, me shumë gjasa në kampi ‘Bondsteel’ në Kosovë. 2-Ndjekjen e një afrimi 'historik' me Serbinë, duke e distancuar nga Rusia dhe duke e afruar me BE-në. 3-Rivendosja e namit të Shteteve të Bashkuara si ndërmjetës i ndershëm, ku përfshihet marrëveshja Shkup-Athinë për emrin dhe dialogu Prishtinë-Beograd. 4-Mbështetja për sipërmarrësit dhe të rinjtë e rajonit.

Një komb, dy shtete. Ramush Haradinaj anulon pjesëmarrjen në Vlorë, shkak ‘Kosova’

Të fundit