Flash News

KRYESORE

Përplasja e parë Presidencë-Qeveri. Meta: Nuk u konsultova për ‘Jerusalemin’; Vota në OKB nuk pasqyron qëndrimin shtetëror

Përplasja e parë Presidencë-Qeveri. Meta: Nuk u konsultova

Një votë tërësisht të panevojshme dhe që nuk pasqyron qëndrimin shtetëror, kështu e konsideron presidenti Ilir Meta qëndrimin e mbajtur nga Shqipëria në OKB për rezolutën ku u dënua vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për Jerusalemin.

Në një reagim të zyrës së shtypit të Presidencës, thuhet se Meta nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me këtë qëndrim. Presidenca thekson se SHBA mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë, ndaj vendime të tilla duhet të jenë të mirë koordinuara.

Reagimi:

Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar.

Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar.

Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri me i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla që duhet të jenë të mirë koordinuara.

Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Të fundit