Flash News

KRYESORE

Përplasja e parë Qeveri-Presidencë për protestën. Spiropali-Metës: Ke ngatërruar dhunuesin

Përplasja e parë Qeveri-Presidencë për protestën.

Reagimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për Sait Dollapin, Sekretar Organizativ i PD-së, ka shkaktuar pakënaqësi te Qeveria. Meta kërkoi që Dollapi të mos mbahet në qeli, por të dërgohet në spital për shkak të plagëve të marra gjatë arrestimit, por duket se autoritetet nuk do i përgjigjen pozitivisht kërkesës, kjo të paktën lihet të kuptohet nga deklarata e Elisa Spiropalit.

Zëdhënësja e Qeverisë thotë se Presidenti ka ngatërruar dhunuesin me të dhunuarin. Ajo thotë se njerëzit e Dollapit kanë dhunuar Besfor Kryeziun, gazetar i Top Channel.

“Presidenti i Republikës ka ngatërruar padashje dhunuesin Sait Dollapi, sekretar për protestat në PD, me të dhunuarin Besfor Kryeziu, gazetar i TCH, i dhunuar nga ndjekësit e zotit Dollapi! Ai ka dashur të thotë që të çohet në spital Besfori jo Sahiti dhe prandaj, meqë të gjithë e mirëkuptojmë Presidentin kur ka protesta, thashe t'i vij në ndihmë me këtë korrigjim”, thotë Spiropali.

Aktualisht situata përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës vijon të jetë e tensionuar. Protestuesit kërkojnë lirimin e Sait Dollapit, Sekretar Organizativ i PD-së, i arrestuar në protestën përpara Parlamentit, por policia po përgjigjet me përdorimn e gazit lotsjellës. Përdorimi i gazit po shkakton shqetësime të shumta edhe të banorët, duke qenë se zona e ‘Myslym Shyrit’ ka një dendësi të madhe.

Të fundit