Flash News

KRYESORE

Përplasja e parë Trump-May, presidenti amerikan: Mos u merr me mua, shih terrorizmin në Britani

Përplasja e parë Trump-May, presidenti amerikan: Mos u merr me mua,

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar kryeministren britanike, Theresa May për t’u përqëndruar mbi çështjen e terrorizmit radikal islamik në Britaninë e Madhe, pas kritikave të saj ndaj publikimit të disa postimeve antimyslimane në faqen zyrtare të shefit të Shtëpisë së Bardhë në Twitter. Postimet e Trump u morën nga profili i radikales britanike të grupit ‘Britain First’.

“May, ju nuk duhet të përqëndroheni tek unë, ju duhet t’i kushtoni vëmendje terrorizmit shkatërrues radikal islamik që po ndodh brenda Mbretërisë së Bashkuar. Ne jemi në rregull !” tha presidenti Trump nëpërmjet një postimi në Tëitter.

Presidenti amerikan Trump e ripostoi edhe një herë mesazhin duke qënë se postimi i parë i adresohej një profili fals të kryeministres britanike në Twitter.

May e konsideroi të gabuar veprimin e Trump për të publikuar videot antimyslimane, duke marrë për të parën herë guximin për të kritikuar aleatin e madh në anën tjetër të Atlantikut.

 

Të fundit