Flash News

KRYESORE

Përplasja e Veliajt me studentët, aktivistja: Të bëjë foto sa të dojë me fëmijë, emri i Ardit Gjoklajt do ta përndjekë gjithë jetën

Përplasja e Veliajt me studentët, aktivistja: Të bëjë

Aktivistja Bora Mema ka komentuar përplasjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me studentët te godina e Qytetit Studenti.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se tre aktiviste të Lëvizjes Për Universitetin, të cilat banojnë aty, janë nxjerrë jashtë dhe u është marrë celulari pasi kanë filmuar momentin e përplasjes me Veliajn.

Sipas aktivistes, ky akt u mor pasi vajzat i kujtuan Veliajt përgjegjësinë e vdekjes së 17-vjecarit Ardit Gjoklaj në landfilldin e Sharrës.

Reagimi:

Sot, në një takim propagandistik të Erion Veliajt në godinën e vajzave në Qytet Studenti, tre aktiviste të Lëvizjes Për Universitetin, të cilat banojnë aty, janë nxjerrë jashtë dhe u është marrë celulari. Pse nxirren studentet banore nga godina e tyre? Për arsyen e thjeshtë se i kujtuan Veliajt që punëtorët janë mbledhur vetëm sot në atë godinë sa të bëhen filmimet. Për t'i kujtuar se prej 2015 që ai është kryetar, as është nderruar një poç në ato godina. Mbi të gjitha për t'i kujtuar përgjegjësinë e vrasjes së 17-vjecarit Ardit Gjoklaj, bashkëmoshatarët e të cilit sot janë studentë. Emri i Ardit Gjoklajt do ta përndjekë gjatë gjithë jetës pavarësisht sa pemë mbjell, sa foto me fëmijë shkrep, e sado i hedh shkëlqim të rremë një qyteti të mjerë.

Të fundit